Qendrat komunitare në Shkodër – Mjekja vullnetare: Shërbim mjekësor falas për të moshuarit

qendra sociale

Grupe të moshuarish i gjen çdo ditë në ambjentet e Qendrës Komunitare numër 4, në qytetin e Shkodrës.

Sikurse qendrat e tjera, këtu i ofrohet shërbim të moshuarve, duke i ndihmuar ata të ndihen pjesë aktive e komunitetit, me një fokus të veçantë te mirëqenia dhe cilësia e jetës së tyre.

Në Qendrën Komunitare Nr.4 prej vitesh funksionon bashkëpunimi me Kryqin e Kuq.

Mjekja vullnetare Zamira Shabani shprehet se një herë në javë, të moshuarve rezidentë, i jepet shërbim dhe trajtim mjekësor falas.

Kjo godinë është bërë një vend  mikpritës për të moshuarit por edhe për të rinjtë, ku përveçse kalojnë kohën e lirë, marrin trajtim falas, me mjekë, psikologë dhe punonjës social.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.