Qendrat shëndetësore në gatishmëri , në Velipojë paraqiten rastet e para, pushuesit vlerësojnë shërbimin

Qendrat Shëndetësore verore në Velipojë dhe Rrjoll të hapura me 1 Qershor ofrojnë shërbim 24 orë, me një personel të shtuar krahasur me një vit më parë. Në Qendrën Shëndetësore të Velipojës, që nga data 1 Qershor janë paraqitur 30 raste me gastrointerit.
Pushuesit ndihen më të sigurtë me shërbimin mjekësor, ndërsa e vlerësojnë atë.
Ndërkohë qendra tjetër shendetësore në sektor të Velipojës i është nënshtruar restaurimit dhe do të jetë gati shumë shpejt për banorët dhe pushuesit. Velipoja mbetet plazhi i preferuar nga pushuesit Kosovar, ndërsa këtë vit ka nisur të frekuentohet edhe nga vizitorë të huaj.