Qendrat shëndetësore verore / Në tre muaj, morën shërbim nëntë mijë persona
Nga muaj qershor deri në shtator pranë zonave turistike Velipojë, Rrjoll dhe Theth kanë marrë shërbim mjeksor në qëndrat verore rreth 9 mijë qytetare, ku pjesa më e madhe kanë qënë turistë të huaj! Drejtori i njësisë së kujdesit shëndetësor Jetmir Lumaj tregon se ky numër është thuajse dyfish me atë të një viti më parë
Nese për Velipojën dhe Rrjollin më shumë vizita janë kryer si shkak i alergjive, luhatje tensioni apo virozat e stinës, Thethi ka patur një tjetër dinamikë! Ndihmë mjeksore më shumë kanë kërkuar turistë që kanë pësuar fraktura të ndryshme si shkak i terrenit malor
Velipoja ofron çdo vit shêrbim shendetësor 24 orë nga qershori deri në mes te muajt shtator, ndërsa për thethin dhe rrjollin ambulancat mbyllen me 31 gusht! Bluzat e bardha e referojnë si vit të sukesshem pasi nuk ka patur asnjë humbje jete me përjashtim të një 22 vjecari i cili pësoi infark teksa po lahej!