Qëndrat shëndetësore verore – Në Velipojë kanë marrë shërbim rreth 6200 pushues, në Rrjoll 1942
Nga data 15 Qershor deri në gjysmën e shtatorit, pranë qendrës shëndetësore verore në Velipojë kanë marrë shërbimin mjekësor rreth 6200 pushues.
Këtë e bëri të ditur për RTSH mjekja e kësaj qendre shendetësore, Aida Alimadhi, e cila tregon se ky numër është 20 përqind më i lartë se atë të një viti më parë.
Sa i përket mbytjeve në det janë regjistruar 2 raste vdekje, shprehet mjekja Alimadhi.
Ndërkohë, në Qendrën Shëndetësore Verore në Rrjoll, gjatë kësaj periudhe, kanë marrë shërbim rreth 1942 pushues.
Në të gjithë vendin, më datën 15 Qershor u hapën 30 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbime, vizita, konsulta, mjekime, të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në fund të shtatorit.