Categories: LajmeRajoni

Qentë endacakë, shpërblim për familjet që i adoptojnë në Prishtinë

Për të minimizuar problemin e numrit të madh të qenve të rrugës, krye bashkiaku i Prishtinës Përparim Rama ka vendosur t’u paguajë  çdo muaj një të tretë e rrogës minimale në vend, atyre që adoptojnë kafshë të tilla.  Janë rreth 4000 mijë qen që enden nëpër rrugët e Prishtinës të cilët janë kthyer në dhimbje koke për kryeqytetasit, shumë prej të cilëve thonë se shpesh iu është dashur të vrapojnë për t’u larguar nga tufat agresive të këtyre kafshëve. 

Por ka edhe raste si ajo e një video ku një i ri rrahu brutalisht një qen endacak. Për zgjidhjen e kësaj situate, krye bashkiaku Rama, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Britani,  ka menduar vënien në zbatim të skemës një shtëpi për çdo qen, nën të cilin ata që adoptojnë një qen të tillë do të paguhen 50 euro në muaj nga bashkia që ai drejton, të rrisësh një qen kushton dhe jo çdokush i ka kushtet. Kjo është pse po ndihmojmë familjet për të adoptuar qentë endacakë, u shpreh krye bashkiaku Rama për agjencinë e lajmeve AFP. 

Bashkia ndërkohë ka filluar t’i mbledhë qentë endacakë derisa nëpër rrugë të mos ketë më të tillë. Ndërkohë, ata do të mbahen në streha të caktuara, ku do të vaksinohen, sterilizohen dhe përgatiten për adoptim. Por ndërkohë që ka nga ata që kanë filluar të adoptojnë qenë, ka dhe nga ata që këtë skemë të re e quajnë harxhim të kotë parash. 

Të gjithë qentë duhen sterilizuar në mënyrë që të mos shtohen. Ndryshe, i gjithë buxheti I bashkisë do të shkojë për qentë, u shpreh pensionisti Mirsad Balaj për AFP. Ndërsa Elza Ramadani nga fondacioni për të drejtat e kafshëve, thotë se bashkia duhet të përqendrohet tek origjina e problemit, çka sipas saj është shtimi I pakontrolluar i qenve si dhe braktisja e tyre nga një numër i madh njerëzish.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

3 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

3 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

3 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

3 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

3 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

4 hours ago

This website uses cookies.