Qentë luajnë në simfoninë e Mozartit me orkestrën daneze

86d3aed3206947478fcb4b9c91fb0a9e
Tre artistë të veçantë i janë bashkuar orkestrës daneze të dhomës gjatë kohës që kjo e fundit po luante një pjesë nga kompozitori Leopold Mozart, i ati i të mirënjohurit Vofgang Amadeus Mozzart.
Ata janë qentë e quajtur Kuki, Sophus dhe Sica, që janë zgjedhur për aftësitë e tyre të veçanta në lehje të cilat përkojnë me muzikën e Simfonisë së Gjuetisë, një pjesë pak e njohur e kompozitorit.
Gjatë performimit të kësaj simfonie, në të cilën përfshihen edhe lehjet e qenve, këta të fundit shumë rrallë performojnë në skenë. Orkestrat më së shumti përdorin tinguj të regjistruar.
Por Kuki Sofus dhe Sika e përmbushën me sukses misionin e tyre, çka e dëshmuan gjatë provave ku dëgjonin të pa shqetësuar tingujt hyrës të simfonisë.