Lajme

Qeveria do të marrë konsulencë nga UBT, do të ndihmojë me kërkime shkencore për nevojat e qeverisë

Më 23 Dhjetor 2024, në Pallatin e Kongreseve, në Sallën e Albanologjisë, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe mbështetje për fermat dhe zhvillimin rural.

Marrëveshja synon implementimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e kapaciteteve të administratës publike lokale dhe rritjen e mbështetjes për fermerët, duke promovuar kërkimin shkencor dhe arsimin në fushën e bujqësisë. Ky bashkëpunim pritet të kontribuoj në zhvillimin e qëndrueshëm të fshatrave dhe sektorit bujqësor në Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën, Universiteti do të ndihmojë qeverinë në fushat e konsulencës dhe ekspertizës për kërkime shkencore për nevoja të qeverisë në fusha të ndryshme.

Ministri Mazniku tha se ky bashkëpunim është I rëndësishëm në kuadër të aksesimit të fondeve të Bashkimit Europian ku do të duhen stafe të trajnuara dhe të afta për të thither fonde.

Unë mendoj që kjo është një farë, një element i parë, një embrion i një bashkëpunimi që mund të bëhet tej mase i madh nëse secili prej nesh e sheh të plotë potencialin se ku ky bashkëpunim mund të shkojë. Ne sot kemi hapur  1/3 të kapitujve të integrimit europian. Gjatë vitit 2025 do të hapen të gjithë kapitujt. Kjo do të thotë që një seri programesh shumë të rëndësishme të BE në raport me zhvillimin territorial siç është gjithë programi I kohezionit apo fondet strukturore do të jenë të hapura për ne që në fund të 2027. Ne duhet të bashkërendojmë punën, të bëjmë ushtrime bashkërendimi sot në mënyrë që në 2027 të kemi mundësi të aksesojmë një sasi që është shumë herë më e madhe se totali i financimeve që ka sot Shqipëria për gjithë bashkitë”, u shpreh Arbjan Mazniku, Ministër I Shtetit për Pushtetin Vendor. 

Rektori i UBT, Fatbardh Sollaku tha se tashmë është mundësia e të gjithë profesorëve të tregojnë veten për projekte që më parë kryheshin vetëm nga kompani konsulence të huaja

Ne duhet të demonstrojmë çfarë jemi dhe çfarë jemi të gatshëm të bëjmë. Topi është në fushën tonë.  Unë e di shumë mirë që kjo marrëveshje mund t’i ofrohej kujtdo kompanie konsulence private në Shqipëri, që ne si staf jemi ankuar dhe ankohemi nëpër kafenetë tona, që pse ia dha atij apo asaj. Kompanitë e huaja janë të mirëpritura por kompanitë e huaja resurset I kanë marrë te stafi im. Sot qeveria shqiptare, dhe këtë e kam adresim për kolegët e mi, ka zgjedhur të ndryshojë qasje. E vlerësojmë shumë dhe jam shumë i sigurt që në harkun kohor të 4-5 muajve ne do të kemi produktet e para”, tha Fatbardh Sallaku, Rektor I Universitetit Bujqësor të Tiranës.  

Marrëveshja e firmosur ka një kohëzgjatje një vjeçare me mundësinë për t’u rinovuar në varësi të rezultateve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

1 day ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

1 day ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

1 day ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

1 day ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

1 day ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

1 day ago

This website uses cookies.