Lajme

Qeveria e re në Kosovë, Kurti nis bisedimet me partitë e pakicës

Ndërsa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli një ditë më parë datën 15 prill si ditën kur do të mbahet seanca konstituuse e legjislaturës së re të Kuvendit të vendit, kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nisur takimet me partitë politike të pakicave për krijimin e qeverisë së re të vendit. Pavarësisht faktit që Vetëvendosje doli forcë e parë në zgjedhjet e nëntë shkurtit, nuk ka arritur të marrë shumicën absolute në kuvend.

 Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë së Kosovës, Kurti u takua sot me zëvendëskryeministren e tretë në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi si dhe e ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç. 

Pas konstituimit të Kuvendit, nis procesi për krijimin e Qeverisë dhe sipas kushtetutës, presidentja Vjosa Osmani i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, pas një konsultimi me partinë apo koalicionin që ka fituar shumicën, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, në një prononcim për mediat, presidentja Vjosa osmani,  e cilësoi tejet të rëndësishëm krijimin brenda afateve kushtuese të qeverisë së re të vendit.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve që u certifikuan nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 48 deputetë në kuvend ndërsa partitë opozitare, 52, që ndahen në 24 deputetë të PDK-së, 20 deputetë të LDK-së dhe 8 deputetë të koalicionit AAK-Nisma.

Blerti Delija

Recent Posts

Dani Alves fitoi lirinë, reagon gruaja: Kam besuar gjithmonë në pafajësinë e tij

Në më pak se një javë, jeta e Joana Sanz ka ndryshuar tërësisht. Gjithçka vjen…

20 minutes ago

Autizmi dhe përmasat e tij: në Shqipëri figurojnë 2.467 persona. CDC: Preket 1 në 36 persona

Autizmi vijon të mbetet një nga diagnozat më të vështira për tu menaxhuar nga të…

22 minutes ago

Rezoluta-Eurodeputetët: Të forcohet siguria, Rusia kërcënim për Evropën dhe Ballkanin

Përmes dy raporteve të miratuara ditën e sotme nga Parlamenti Evropian, eurodeputetët i kërkojnë Bashkimit…

24 minutes ago

Rama: Brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve 1250 euro

Arsimi, rritja e pagave për mësuesit, programet e reja për nxënësit, transformimi i infrastrukturës arsimore…

29 minutes ago

Abuzimi me fondet e SASPAC, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Beqajn. Ndaj ish-ministrit rëndojnë 6 akuza

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet në lidhje me abuzimin me fondet e SASPAC…

31 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 3.7 milion shqiptarë me të drejtë vote

Mbi 3.7 milion shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën e votës në…

33 minutes ago

This website uses cookies.