Qeveria franceze dekreton shkurtime buxhetore prej 10 miliardë eurosh
Qeveria franceze njoftoi të enjten shkurtime buxhetore në masën 10 miliardë eurove ndërsa po përpiqet të vërë nën kontroll deficitin buxhetor pasi vendi shënoi një rritje ekonomike që nuk përmbushi pritshmërinë. Në këto shkurtime përfshihen edhe dy miliardë euro që do të shpenzoheshin për programe mjedisore dhe ato të tranzicion energjetik. Shkurtime do të zbatohen edhe për sa i përket shpenzime në sektorë si arsimi, drejtësia, mbrojtja dhe zhvillimi rajonal.
Dekreti për shkurtimet buxhetore që mban firmën e kryeministrit Gabriel Attal u publikua në fletore zyrtare. Të dielën që lamë pas, qeveria paralajmëroi se do të ndërmerrte shkurtime të tilla në mënyrë që deficit për vitin 2024 të mbahej në nivelin 4.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, rritja e të cilit për këtë vit parashikohet të jetë 1 për qind nga 1.4 që pritej.
Shkak për këtë tensionet ndërkombëtare dhe ngadalësimi I ekonomive të partner kryesore tregtarë si kina dhe gjermania. Shkurtimet e reja buxhetore vijnë në një kohë që shpenzimet në buxhetin e 2024 ishin reduktuar me 16 miliardë euro.