Qeveria, gati planin për të vjelë të ardhurat që burojnë online

Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit, shkruan Scan TV. 

Kjo kategori, që deri më sot në pjesën më të madhe nuk ka paguar tatime, përfshin të gjithë rezidentët që fitojnë nga TikTok-u, Instagrami, Facebook, YouTube, Google. Blogerëve në këtë mënyrë do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%.

Po ashtu, do të tatohen edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.

Plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.

Në Shqipëri operojnë sipas të dhënave të AirBNB mbi 16,800 prona aktive për qira ditore, në Booking mbi 3,500 prona. Ndërsa një numër i madh influencerash në Shqipëri deklarojnë se fitojnë të ardhura marramendëse nga TikToku, apo Instagrami.

Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyruar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave.

( Sipas Scan TV )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit. Për ndeshjen e ligës të së shtunës në…

6 hours ago

Totenham-Ajintrakt i besohet Marciniakut, por UEFA zëvendëson nga “VAR” polakun e çështjes “Alvarez”

Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit,…

7 hours ago

Legia Varshavë-Çelsi, Policia paralajmëron tifozët anglezë të mos shfaqen në rrugë me ngjyrat e klubit

Policia e qytetit të Varshavës ka njoftuar tifozët e Çelsit të mos shfaqen në rrugët…

7 hours ago

Për herë të parë Olimpiada e Përbashkët Shqipëri- Kosovë, Manastirliu: Do të kthehet në traditë

Është mbajtur për herë të parë Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, Shqipëri- Kosovë, ku…

8 hours ago

“Vllaznia, ekipi për t’u mundur” – Ish-portieri Grima mendon se kuqeblutë mund t’i fitojnë të dy trofetë e sezonit

Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…

9 hours ago

Spiropali pret drejtuesit e shoqatës së të përndjekurve politike: Angazhim institucional dhe njerëzor për zgjidhjen e çështjeve të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur  në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e…

10 hours ago

This website uses cookies.