Qeveria italiane e ka zgjidhur me dekret çështjen e emigrantëve nga “vendet e sigurta”, që u bë shkak javën e kaluar për kthimin e 12 azilkërkuesve nga Shqipëria në Itali, pasi qëndrimi i tyre binte ndesh me marrëveshjen e firmosur nga dy vendet.
Dekreti i miratuar të hënën (21 tetor) pas një mbledhjeje të gjatë të qeverisë parashikon që “vendet e sigurta” nuk do të trajtohet më si një koncept i dorës së dytë, por rregulli do të merret parasysh për riatdhesimin e emigrantëve nëse ata nuk kalojnë në sitën e autoriteteve për azilantët.
Gjykata e Romës vlerësoi javën e kaluar se emigrantët e vendosur në Gjadër nuk e plotësonin kushtin bazuar në një verdikt edhe të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, pasi ata po trajtoheshin në Shqipëri duke qenë të ardhur nga vende jo të sigurta, si Bangladeshi apo Egjipti.
Me dekretin e sotëm “e bëjmë burim parësor për radhitjen e 19 vendeve të sigurta nga 22 që ishin në fillim: kemi marrë parasysh edhe integritetin territorial dhe kemi përjashtuar Kamerunin, Kolumbinë dhe Nigerinë“, deklaroi ministri i Brendshëm Mateo Piantendosi (o. Matteo).
Në daljen për mediet, ministri tha se dekreti thjesht sjell përpara një normë që Bashkimi Europian do ta vendosë në fuqi në qershor të 2026-ës, “që ne mendojmë se është normë edhe më e ashpër.”
Ministri i Drejtësisë, Karlo Nordio (o. Carlo), shpjegoi: “Kemi arritur në këtë pikë pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që nuk është kuptuar mirë. Me fjalë të tjera ky vendim, përveçse përsërit parimin e përmbushur nga shtetet individuale se cilat quhen vende të sigurta, parashtron edhe kushte në momentin kur një gjykatës jep përcaktimin e një vendi të sigurt në varësi të situatës së personit të caktuar. Thelbi i këtij vendimi është që gjykatësi, në momentin kur shprehet, duhet të thotë në mënyrë shteruese dhe të plotë se për cilat arsye një individ përcaktohet se vjen nga një vendi i caktuar që është i pasigurt.“
Më 13 tetor, autoritetet italiane shpëtuan 85 emigrantë që po tentonin të kalonin kufirin nëpërmjet rrugëve detare. 16 prej tyre u nisën drejt Shqipërisë, nga të cilët 2 u kthyen me të mbërritur në Shëngjin për shkak të moshës së mitur. Dy persona të tjerë rezultuan po ashtu vulnerabël.
12 emigrantët e mbetur arritën të kalonin verifikimet paraprake, por të shtunën u nisën sërish me anije drejt portit të Barit pas vendimit të Gjykatës së Romës. /Rai, La Repubblica
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.