Qeveria kërkon të disiplinojë ndërtimet-Hidhen për konsultim publik dy ndryshime të reja ligjore

ndertimet

ndertimet

Do të ndryshojnë dy nga ligjet e rëndësishme të sektorit të ndërtimit, që prekin sidomos zbatimin, mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit.

Qeveria ka bërë gati dhe ka hedhur për konsultim publik ndryshime të kërkuara edhe nga sektori i ndërtimit.

Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues të vitit 2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Sipas propozuesve, këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë zbatimit të ligjit aktual. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel qendror, krahas planifikimit dhe zhvillimit urban, do të mbikqyrë edhe atë të menaxhimit të burimeve ujore.

Një tjetër ligj që ndryshohet është ai i vitit 1998 dhe që lidhet me punimet e ndërtimit, sidomos për kontrollin dhe disiplinimin e këtyre punimeve.

Sikurse është bërë e njohur, në praktikë, janë hasur problematika të ndryshme gjatë zbatimit të ligjit aktual, që lidhen së pari me monitorimin e procesit të punimeve të ndërtimit.

Projektet e mësipërme dhe të tjerë në vijim të tyre janë pjesë e strategjisë së derregullimit që po udhëhiqet nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, por edhe e konsultimeve në vijim të dikastereve që ndjekin sektorin e ndërtimit.

Jo vetëm problemet e planifikimi urban dhe të mbikqyrjes dhe kolaudimit ishin shqetësimet më të mëdha që u bënë evidente sidomos katër vite më parë më tërmetin e fuqishëm të nëntorit 2019. Sidomos menaxhimi i burimeve ujore ishte një sektor pa mbikqyrje shtetërore dhe pa një institucion përgjegjës për abuzimet që janë vërejtur në vite.

Rregullimet e fundit ligjore që pritet të kalojnë në kuvend së shpejti, i japin zgjidhje parregullsive dhe sjellin sidomos mbikqyrjen e kolaudimit, procesit të fundit para marrjen në dorëzim të një ndërtimi të ri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.