Qeveria ligj për njohjen e viteve të punës para ’94
Qeveria shqiptare do të hartojë një ligj për njohjen e viteve të punës përpara vitit 1994. Lajmi u komunikua nga kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me pensionistët. Rama deklaroi më tej se tashmë qytetarët nuk do të kenë më nevojë për proceset gjyqësorë, pasi me ligjin e ri 40 mijë personave që dalin në pension nga ish-koperativa do iu lehtësohet procesi i njohjes së viteve të punës.
“Do bëjmë dhe një hap të rëndësishëm se kemi dhe një problem tjetër se kemi rreth 40 mijë vetë që dalin në pension nga ish-koperativa.
Një tjetër histori. Dhe janë 3 mijë procese gjyqësore në vit që i hapin nga tronditja se si del kjo llogari.
Do bëjmë një ligj që do bëjmë një njohje automatike viteve të punës përpara ’94 që është barrë direkte për buxhetin por në fund të ditës shyqyr që ekonomia po na funksion dhe era e ekonomisë është në favor dhe rritja ekonomike vazhdon dhe do vazhdoj. Ky është dhe optimizmi im për pensionet. Qëllimi është që të arrijmë të kushtëzojmë qeverinë me ligj që në përqindjen e rritjes ekonomike, kur ekonomia ka një rritje ekstra, pensionistët të jenë përfituesit e parë”, deklaroi Rama.