Qeveria “Meloni” nuk tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët. “La Repubblica”: Pritet transferim i ri këtë javë

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë ka krijuar përplasje mes qeverisë “Meloni” dhe gjyqësorit në vendin fqinj. Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët e parë që mbërritën në kampin e Gjadrit janë larguar mëngjesin e kësaj të shtune (19 tetor), por duket se kjo nuk do të zmbraps qeverinë italiane për të vijuar me marrëveshjen për emigrantët.

Sipas medias italiane “La Repubblica” pritet që qeveria të bëjë një transferim të ri të emigrantë në kapin e Gjadrit këtë javë.

“Një transferim i ri i emigrantëve të shpëtuar në det pritet të çohen në Shqipëri tashmë është planifikuar. Nisja mund të behët të mërkurën ose të enjten, shumë do të varet nga kushtet e motit”, shkruan “La Repubblica”.

12 emigrantët në kampin e Gjadrit u nisën drejt Italisë në orën 9 të mëngjesit, ndërsa mbetet ende e paqartë se si do të vijojë marrëveshja për emigrantët.

Vendimin e gjykatës një ditë më parë Meloni e konsideroi “paragjykues” dhe jo mbështetës nga institucionet ku qeveria pret t’i jap zgjidhje problematikave të një kombi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.