Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 13.5%

Qeveria shqiptare vendosi të enjten përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritjen e pensioneve. Ky rivlerësim do të përdoret për llogaritjen e shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohen nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

Qeveria vendosi miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5% të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Indeksi aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001;

Paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të  nenit 10, të ligjit, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.