Qeveria, plan për uljen e tatimfitimit për pagat e larta
Qeveria ka në plan uljen e tatimfitimit të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta, lajmëroi kreu I qeverise Edi Rama, i cili tha se po përgatitet një paketë për të gjithë ata që kthehen e investojnë në argotizëm.
“Ne jo vetëm nuk do të rrisim taksat, kemi një projekt, nga qershori do ta materializojmë, për të ulur tatimfitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Një nga arsyet është se nuk mund t’i vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa”, tha Rama.
Në podkasin “Flasim“, ku u fol për turizmin në vend, Rama tha se Ishulli i Sazanit është kartëvizita e Shqipërisë në industrinë e këtij sektori në mes të Mesdheut .
“Kemi një aplikim për Sazanin. Është aplikim serioz nga një grup i njohur. Ka pasur edhe 4-5 kërkesa të tjera në vitet e fundit për investime në Sazan, por se janë refuzuar nga ana e qeverisë për shkak se ndërhynin shumë në mjedis”, tha Rama.
Turizmi, ishte biseda mes numrit një të qeverisë me të ftuarit në podkastin “Flasim”, një sektor që po njeh rritje në vend.