Categories: BotaLajme

Qeveria sllovene  dërgon në Parlament propozimin për njohjen e shtetit palestinez

Qeveria sllovene ka miratuar vendimin për të njohur një shtet të pavarur palestinez, duke ndjekur hapat e Irlandës, Spanjës dhe Norvegjisë.

“Sot qeveria ka vendosur të njohë Palestinën si një shtet të pavarur dhe sovran,” tha në një konferencë shtypi në Lubjanë kryeministri Robert Golob.

Vendimin e qeverisë duhet ta miratojë edhe parlamenti i vendit. Politikanët sllovenë do të votojnë të martën e ardhshme nëse do të njohin një shtet palestinez, tha kryetarja e parlamentit Urshka Klakoçar Zupançiç.

vendimi është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të vendeve për të koordinuar presionin ndaj Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Golob bëri thirrje gjithashtu për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

“Ky është mesazhi i paqes,” tha ai.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se ai shpresonte se politikanët sllovenë do të refuzonin njohjen e një shteti palestinez, duke thënë se një votë pro javën e ardhshme do të ishte një “shpërblim” për Hamasin.

“Vendimi i qeverisë sllovene për të rekomanduar që parlamenti slloven të njohë një shtet palestinez e shpërblen Hamasin. Shpresoj që parlamenti slloven ta refuzojë këtë rekomandim,” tha Katz në X.

Qeveria sllovene ngriti një flamur palestinez krahas flamujve të Sllovenisë dhe BE-së përpara ndërtesës së saj qendrore në Lubjanë.

Të martën, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Trump: Shumë shpejt do të kemi një armëpushim në Ukrainë

Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…

5 hours ago

Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…

5 hours ago

Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…

5 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025

DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…

5 hours ago

Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…

5 hours ago

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…

23 hours ago

This website uses cookies.