Do të mbyllet për një periudhë 1-vjeçare platforma TikTok. Vendimi u mor këtë të enjte (6 mars) nga qeveria dhe u komunikua për mediet nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Kjo e fundit sqaroi se kufizimi prej 12 muajsh i rrjetit social TikTok merret me qëllim parandalimin e nxitjes së dhunës online dhe bullizmit.
Manastirliu sqaroi se gjatë kësaj periudhe kufizimi do të përcaktohen rregullat për vendosjen e disa filtrave, sikurse mosha e aksesit, kontrolli prindëror dhe dhe komunikimi në gjuhën shqipe.
“Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës online TikTok.
Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit rreth 65 mijë prindër të pyetur në rreth 1300 takime të realizuara për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative të rrjeteve sociale mund të sjellin në shëndetin e gjendjen psiko-emocionale të fëmijëve.
Prindërit ishin pro kufizimit të platformës TikTok. Kemi ngritur një grup institucional pune për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma dhe pasojat që lidhen me raste direkte të dhunës fizike të nxitur nga këto elementë në mjedisin digjital.
Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do jetë për 12 muaj, ku do na lejojë kohën e nevojshme për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.
Vendosja e filtrave për moshën e aksesit, filtra për kontrollin prindëror dhe filtrat e dosmosdoshëm të komunikimit në gjuhën shqipe. Me vendosjen e këtyre filtrave parandalojmë promovimin e sjelljeve të padëshiruara”, deklaroi Manastirliu.
Ky vendim i marrë sot në Këshillin e Ministrave, u paralajmërua më herët nga Kryeministri Edi Rama, i cili argumentonte se arsyeja lidhej me faktin se ky rrjet social është toksik për fëmijët dhe se sipas tij një përqindje tepër e lartë e prindërve nuk e përqafonin këtë platformë.
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…
Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…
Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…
Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
This website uses cookies.