Qindra raketa në Izrael, Gani: E tmerrshme! S’ishte parë kurrë, predha në rrugë e pallat
Në një lidhje me Skype në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Jeta Gani, Koordinatore arsimi, zv.kryetare e diasporës në Izrael u shpreh se si pasoje e sulmeve, ka pasur rënie te predhave të cilat kanë rënë në zona të hapura apo kanë rënë në rrugë dhe ka qenë një tronditje e madhe.
“Atje ka pasur rënie te predhave që kane rënë në zona të hapura, kanë rënë në rrugë, kanë në një pallat që është një tronditje shumë e madhe por ne në media nuk kemi marrë akoma lajme që janë vrarë njerëz apo janë plagosur nga raketat nga sulmi i Iranit”, u shpreh Gani.
Për më tepër Jeta Gani u shpreh se nuk është Izraeli ai që kërkon luftë por vetëm po vetëmbrohet.
“Vrasjet janë të dyanshme sepse po ta shohim luftën dhe kush e filloi luftën dhe si nisi kjo luftë çnjerëzore, sepse ajo që u bë në Izrael nuk është bërë në Liban. Sepse njerëzit u therën të gjallë, u përdhunuan, u plaçkitën, u vranë të rinj, u bën gjëra te tmerrshme që Izraeli asnjëherë nuk i kishte menduar, Izraeli vetëm po vetëmbrohet. Natyrisht kur vritet një popull të dhemb shpirti që vriten njerëz. Izraeli mbron popullin njëherë pastaj fillon luftën”, u shpreh Gani.