Lajme

Qindra raketa në Izrael, Gani: E tmerrshme! S’ishte parë kurrë, predha në rrugë e pallat

Në një lidhje me Skype në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Jeta Gani, Koordinatore arsimi, zv.kryetare e diasporës në Izrael u shpreh se si pasoje e sulmeve, ka pasur rënie te predhave të cilat kanë rënë në zona të hapura apo kanë rënë në rrugë dhe ka qenë një tronditje e madhe.

“Atje ka pasur rënie te predhave që kane rënë në zona të hapura, kanë rënë në rrugë, kanë në një pallat që është një tronditje shumë e madhe por ne në media nuk kemi marrë akoma lajme që janë vrarë njerëz apo janë plagosur nga raketat nga sulmi i Iranit”, u shpreh Gani.

Për më tepër Jeta Gani u shpreh se nuk është Izraeli ai që kërkon luftë por vetëm po vetëmbrohet.

“Vrasjet janë të dyanshme sepse po ta shohim luftën dhe kush e filloi luftën dhe si nisi kjo luftë çnjerëzore,  sepse ajo që u bë në Izrael nuk është bërë në Liban. Sepse njerëzit u therën të gjallë, u përdhunuan, u plaçkitën, u vranë të rinj, u bën gjëra te tmerrshme që Izraeli asnjëherë nuk i kishte menduar, Izraeli vetëm po vetëmbrohet. Natyrisht kur vritet një popull të dhemb shpirti që vriten njerëz. Izraeli mbron popullin njëherë pastaj fillon luftën”, u shpreh Gani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe rritje temperaturash

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

3 hours ago

Egnatia në vend të parë, Tirana, Skënderbeu e Laçi gjejnë fitoren

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF…

4 hours ago

Egnatia mposht Vllazninë në Shkodër dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias, por…

4 hours ago

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

20 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

20 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

20 hours ago

This website uses cookies.