QKF, gati për sezonin e ri, shtatori është një muaj regjistrimesh për qendrën “Kujtim Alija”

Nga data 2 shtator, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” kanë nisur regjistrimet për kurset dedikuar fëmijëve të vegjël. Ato janë të kategorizuara sipas sektorëve të veçantë,  ndërsa regjistrimet do të mbyllen më 30 shtator.

Deri tani janë regjistruar mbi 300 fëmijë, ndërsa fushata do të vijojë nga java e re pranë shkollave 9-vjeçare të Shkodrës. Përpos kurseve, aktivitetet do të jenë një pjesë e rëndësishme e QKF “Kujtim Alija” deri në fundin e vitit.

QKF “Kujtim Alija” ka nisur gjurmimin e talenteve të vegjël me audicionin e zhvilluar në muajin qershor për zbulimin e fëmijëve me prirje të veçantë në fushën e aktrimit.

Data 1 tetor do të shënojë nisjen e sezonit të ri të kësaj qendre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.