QKF “Kujtim Alija”, 2025 vit aktivitetesh – Flet drejtorja Orjeta Kelaj: Ky është kalendari i parashikuar

Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” nis sezonin e ri, në bazë të veprimtarive që ka për këtë fillim viti. Drejtorja e kësaj qendre, Orjeta Kelaj, shprehet se na pret një vit i mbushur me aktivitete.
Në muajin janar Qendra Kulturore e Fëmijëve do të nisë me veprimtaritë sportive.
Gjithashtu, këtë vit është edhe 30- vjetori i konkursit të zërave “ Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”.
Si një përvjetor dhe histori 30- vjeçare, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” këtë vit do të ketë dhe shumë surpriza, që do të vijnë me një konceptim ndryshe.