QKF “Kujtim Alija” nis sezonin e ri / Aktiviteti i parë pritet të jetë ai i garës me biçikleta më 14 tetor

orjeta 1
Prej pak ditësh Qendra Kulturore e Fëmijëve të Shkodrës “Kujtim Alija” ka drejtuesen e re Orjeta Kelaj ndërsa puna në këtë qendër ka nisur me projektet e reja që konsistojnë rifillimin e programeve dhe kurseve në fushën e kulturës dhe disiplinat e sportit që prej datës 2 tetor.
Fëmijët do të kenë dyert e hapura në këtë qendër shprehet drejtuesja Orjeta Kelaj.
14 tetori do të shënojë nisjen e garës me biçikleta, një aktivitet i rëndësishëm për fëmijët e kësaj qendre.
Fëmijët e moshës 6-14 vjeç do të kenë mundësi të ndjekin kurset dhe programet e larmishme që QKF “Kujtim Alija” pritet të ketë në këtë sezon të ri.
