QKLL organizon simpozium kushtuar Martin Camajt në 99-vjetorin e lindjes

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi veprën e Martin Camajt me një simpozium të veçantë me rastin e 99-vjetorit të lindjes së tij.

Në këtë event për veprën e Camajt, referuan personalitete të fushës së letërsisë e albanologjisë, studiues, pedagogë etj.

Simpoziumi u hap nga Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së, që tha se, ai endi fjalë që kishin të bënin me realitete të kujtesës së hershme, që vinin nga vendi i tij i lindjes, portrete njerëzish që kishin bërë rrugëtimin e tij, më pas Shqipëria në vështrimin e largët të një të arratisuri.

Vepra e Martin Camajt sipas Bardhylit përshkruhet nga një modernizëm, i cili e vendos letërsinë shqipe në kuota zhvillimesh bashkëkohore.

Martin Camaj lindi  më 21 korrik 1925. Ai ishte poet, shkrimtar dhe studiues i njohur i gjuhës shqipe.

U lind në Temal të Dukagjinit. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi.

Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.

Poezia e periudhës së pjekurisë së Camajt dëshmon për ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Xhuzepe Ungareti (Giuseppe Ungaretti, 1888-1970). Një përmbledhje vjershash të zgjedhura i është përkthyer italisht nga Françesko Solano në një botim dygjuhësh Martin Camaj – Poesie, Palermo 1985 (Poezi), anglisht nga Leonard Fox, Selected Poetry, Nju Jork 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe gjermanisht nga Hans-Joachim Lanksch, Gedichte, Mynih 1991 (Poezi).

Martin Camaj ndërroi jetë në Mynih më 12 mars 1992.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

15 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

15 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

15 hours ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

15 hours ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

18 hours ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

19 hours ago

This website uses cookies.