Categories: LajmePolitikë

Qori: Rama, politikan i korruptuar. A është ai i prekshëm apo i paprekshëm nga drejtësia?

Në emisionin “3D” në RTSH për të folur mbi drejtësinë dhe SPAK-un, Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori u shpreh se kryeministri Rama është i paprekshëm nga SPAK. Ai tha se Rama është amnistuar me një kusht që të kaloj reformën vet ai.

Po ta kisha zotin Rama përball do ta pyesja: ”A jeni i prekshëm apo i paprekshëm”. E dëgjova Ramen dhe vajta të lexoj programin politik të partisë socialiste vitit 2013 dhe programin e qeverisë dhe kishte dy-tre fjali që fliste për termat e gjyqësorit, flitej për nevojën e një reforme në drejtësi. Reforma në drejtësi ka pasur një motor lëvizës në radhë të parë SHBA dhe pastaj Bashkimin Evropian. Palëve në Shqipëri në një mënyrë apo një tjetër i është imponuar, i pari që e ka përqafuar reformën në drejtësi ka qenë Rama pastaj Basha, Berisha dhe në fund është votuar gati me 100% në parlament.

Dyshimi është se Rama është amnistuar, kushti që të kaloj kjo reforme është që të paktën vet zoti Rama nuk do të preket kurrë nga një reformë e tillë prandaj Rama ka pasur vullnetin që ta çoj përpara një reformë të tillë. Në mendimin tim Rama edhe si kryetar bashkie edhe si kryeministër është një nga politikanët më të korruptuar bashkë me Berishën, Metën, Veliajn me të gjithe”, tha Arlind Qori.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sfidat e sigurimeve shoqërore / Informalizimi i tregut të punës dhe emigrimi krijojnë vështirësi në vitet e pensionit

Për të përfituar një pension të plotë, një individi në vendin tonë i duhet të…

3 minutes ago

Plani i rritjes ekonomike, BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit

Shqipëria do të marrë deri në fund të muajit mars pjesën e financimit që lëvrohet…

9 minutes ago

Sanksionet ndaj Rusisë, BE dakordësohet për paketën e gjashtëmbëdhjetë

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën për vendosjen e një raundi…

12 minutes ago

“Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare”, Spiropali: Objektivi, në BE brenda 2030

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti fjalën çelëse në konferencën "Forcimi i mbikëqyrjes…

20 minutes ago

Festimet e Karnavaleve në Shkodër / Goditja e fenomeneve negative, një nga karakteristikat e festës tradicionale

Festimet e Karnavaleve të Shkodrës kanë vijuar në rrugën pedonale me shfaqjet artistike të shkollave…

31 minutes ago

Rehabilitimi i kanaleve  kulluese / Aktualisht po punohet në NjA Dajç me një rrjet kullimi prej 25 mijë metrash

Puna e Bashkisë Shkodër,  për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese, është përqendruar aktualisht në…

36 minutes ago

This website uses cookies.