Qose në takimin e OSBE-së në Vjenë për sigurinë e burgjeve

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Klevis Qose, ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga OSBE në Vjenë, së bashku me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Michael Terran, ku kanë qenë të pranishëm anëtarë të OSCE-së.

“Nder dhe privilegj të marr pjesë në këtë takim të rëndësishëm me prezencën e kreut të sapo zgjedhur të OSCE Shqipëri, z. Michel Tarran dhe anëtarëve të tjerë”, është shprehur Qose.

Sot në Vjenë mbahet Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, ku do të raportohet për situatën në Shqipëri.

Në këtë takim, ku do të diskutohet edhe për sigurinë në burgje, Klevis Qose është i ftuari i parë nga ky institucion që merr pjesë në një aktivitet të kësaj rëndësie.

Këshilli i Përhershëm është organi kryesor vendimmarrës për konsultime të rregullta politike dhe për qeverisjen e punës së përditshme operative të OSBE-së ndërmjet mbledhjeve të Këshillit Ministror. Ai zbaton, brenda fushës së tij të kompetencës, detyrat e përcaktuara dhe vendimet e marra nga Samiti i OSBE-së dhe Këshilli Ministror.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.