Qose: Shkëmbim i përvojave në menaxhimin e burgjeve me Arabinë Saudite

Shqipëria dhe Mbretëria e Arabisë Saudite janë të gatshme të shkëmbejë përvoja në menaxhimin e burgjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Hifzi në ambientet e Ambasadës në Tiranë.
Në takim u diskutua mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në projekte që synojnë mbështetjen logjistike dhe teknike të sistemit penitenciar shqiptar.
Ambasadori Hifzi vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të forcuar më tej marrëdhëniet institucionale, duke shkëmbyer përvoja në menaxhimin e burgjeve.
Qose shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar, të cilën nënvizoi ai “e shoh si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve tona, në përputhje me standardet ndërkombëtare”.