Prej 32 vitesh, Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Shkodër vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në aftësimin profesional të punëkërkuesve, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e kurseve të ofruara në profesionet më të kërkuara në treg.
Bashkëpunimi me bizneset vendase është një nga prioritetet kryesore të kësaj qendre, me qëllim realizimin e praktikave profesionale dhe krijimin e mundësive konkrete për punësimin e të trajnuarve.
Po sipas drejtores së kësaj qendre, rreth 50% e kursantëve që janë trajnuar ndër vite kanë arritur të integrohen në tregun e punës, kryesisht në profesione si aftësimi dixhital, parukeri, instalime elektrike dhe hidraulike, e të tjera.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, 2024, rreth 900 punëkërkues përfunduan trajnimet tre mujore në këtë qendër, e cila aktualisht ofron rreth 30 kurse në profesione të ndryshme.
Certifikatat e lëshuara nga kjo qendër njihen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…
Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…
Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…
Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.