Quajti mbështetësit e Tramp mbeturina- Komentet e Bajden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Fjalimi kryesor i fushatës së kandidates demokrate Kamala Harris në Uashington DC mbrëmjen e së martës(29 tetor) rrezikoi “të errësohej” nga deklarata e Presidentit Xho Bajden (Joe Biden).
Ky i fundit denigroi mbështetësit e kandidatit republikan për President Donald Tramp (Trump), duke i konsideruar si “mbeturina”.
Pak pas komenteve të shprehura, Bajden hodhi poshtë pretendimet se ka për qëllim denigrimin e mbështetësve të Tramp, ndërsa sulmoi komedianin që e quajti Porto Rikon një “ishull lundrues mbeturinash” gjatë tubimit të kandidatit republikan.
Duke folur në një ngjarje Zoom me votuesit më herët, Bajden deklaroi për portorikanët se: “Ata janë njerëz të mirë, të denjë dhe të nderuar”. Më pas ai u shfaq duke thënë: “E vetmja mbeturinë që shoh që qarkullon atje janë mbështetësit e tij… e tij, demonizimi i tij i latinëve është i pandërgjegjshëm”.
Fill pas deklaratave të Presidentit Bajden, i menjëhershëm ishte reagimi i Donald Tramp. Ky i fundit, ndërsa u shpreh se “ju lutemi faleni, sepse ai nuk e di se çfarë tha”, akuzoi Kamala Harris për drejtimin e një fushate urrejtje.
“Ajo e ka kaluar gjithë javën duke krahasuar kundërshtarët e saj politikë me vrasësit masive më të këqij në histori. Tani, mbi të gjitha, Joe Biden i quan mbështetësit tanë ‘plehra'”. Ju nuk mund ta udhëhiqni Amerikën nëse nuk e doni popullin amerikan,” deklaroi Tramp.