Bota

Quajti mbështetësit e Tramp mbeturina- Komentet e Bajden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris

Fjalimi kryesor i fushatës së kandidates demokrate Kamala Harris në Uashington DC mbrëmjen e së martës(29 tetor) rrezikoi “të errësohej” nga deklarata e Presidentit Xho Bajden (Joe Biden).

Ky i fundit denigroi mbështetësit e kandidatit republikan për President Donald Tramp (Trump), duke i konsideruar si “mbeturina”.

Pak pas komenteve të shprehura, Bajden hodhi poshtë pretendimet se ka për qëllim denigrimin e mbështetësve të Tramp, ndërsa sulmoi komedianin që e quajti Porto Rikon një “ishull lundrues mbeturinash” gjatë tubimit të kandidatit republikan.

Duke folur në një ngjarje Zoom me votuesit më herët, Bajden deklaroi për portorikanët se: “Ata janë njerëz të mirë, të denjë dhe të nderuar”. Më pas ai u shfaq duke thënë: “E vetmja mbeturinë që shoh që qarkullon atje janë mbështetësit e tij… e tij, demonizimi i tij i latinëve është i pandërgjegjshëm”.

 Fill pas deklaratave të Presidentit Bajden, i menjëhershëm ishte reagimi i Donald Tramp. Ky i fundit, ndërsa u shpreh se “ju lutemi faleni, sepse ai nuk e di se çfarë tha”, akuzoi Kamala Harris për drejtimin e një fushate urrejtje.

Ajo e ka kaluar gjithë javën duke krahasuar kundërshtarët e saj politikë me vrasësit masive më të këqij në histori. Tani, mbi të gjitha, Joe Biden i quan mbështetësit tanë ‘plehra'”. Ju nuk mund ta udhëhiqni Amerikën nëse nuk e doni popullin amerikan,” deklaroi Tramp.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ndeshjet e shtyra të Serie A dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë do të luhen të mërkurën

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut Federata Italiane e Futbollit lajmëroi se të gjitha…

10 hours ago

Kandidati i PS Lesha, takime me banorët – “Jam në këtë garë me misonin për t’i shërbyer qytetit”

Nga zona e Urës Dervishbeg, nga ku është lindur dhe rritur, kandidati i PS për…

10 hours ago

Shqipëria, udhëtimi i parë i Papa Françeskut pas marrjes së detyrës

Shqipëria ishte vendi i parë që Papa Françesku vizitoi në Europë pasi mori detyrën. Ati…

10 hours ago

Komunitetet fetare në vend reagojnë pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

Komunitetet fetare në vend kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke vlerësuar…

10 hours ago

Ndarja nga jeta e papa Françeskut, reagon politika shqiptare

Politika shqiptare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke shpërndarë mesazhe përmes…

10 hours ago

Bilali: Duhet votë masive për PS-në / Kandidatja socialiste vijon takimet zgjedhore për 11 maj 2025

Deputetja dhe kandidatja e PS në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ka vijuar takimet me…

10 hours ago