Qytetet, hapësira mes blloqeve të banimit por edhe tarracat e ndërtesa gjithnjë e më shumë po fokusohet drejt ambienteve të gjelbër, tarracave relaksuese për banorët. Pikërisht kjo është kjo fusha që cilësohet edhe si arkitektura ambientale, duke kthyer një oaz gjelbërimi në një alternativë jetese për banorët.
Pedagog i Arkitekturës së Peizazhit, Zydi Teqja tha në “Jetë Shqiptare” në RTSH se këto hapësira i bëjnë qytetet e banueshme, ndërsa theksoi se po shkohet gjithnjë e më shumë drejt qyteteve multifunksionale, ku brenda një hapësirë njerëzit mund të punojnë, shkollohen dhe pushojnë. Pikërisht këto qytete tha Teqja quhen edhe “qytete 15-minutëshe”.
“Profesioni i arkitektit të peizazhit është I ri në vendin tonë. Në fakt ne kur mendojmë për qytetin , mendojmë për ndërtesat, por në fakt po kaq e rëndësishme është hapësira midis ndërtesave, është kjo hapësirë që I bën qytete të jetueshme dhe njerëzit të lidhen me të. Mund të kemi arkitekturë të gjelbër dhe një tjetër është projektimi I hapësirave ndërmjet ndërtesave ku kohët e fundit kemi disa shenja pozitive. Gjithsesi kërkohet një revolucion I madh në kthimin e qyteteve multifunksionale ku banorët në një hapësirë që mund të përshkohet në këmbë mund të kryejnë të gjitha proceset e jetës. Banimin, punën, të pushojnë, të shkojnë në shkollë, spitale, ky është ai që quhet në disa raste qyteti 15-minutësh”, tha Teqja.
Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…
DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…
This website uses cookies.