Qytetarët në veri të Kosovës duan të shtyhet afati për targat serbe

targat serbe
Qindra qytetarë në komunat veriore i kanë kërkuar Policisë së Kosovës të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Zëvendësdrejtori i Policisë, Veton Elshani, i deklaroi Radios Evropa e Lirë se “presim një përgjigje pozitive” nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Çështja e targave është bërë shpesh shkak tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas planit të qeverisë kosovare, në prill të vitit 2023 duhet të lejohej qarkullimi i automjeteve vetëm me targat e Republikës së Kosovës (RKS), dhe jo me akronimet që lëshojnë autoritetet serbe për qytetet e Kosovës, si KM (Kosovska Mitrovica), GL (Gjilan) apo PR (Prishtina). Më 23 nëntor 2022, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje që kjo e fundit të mos lëshonte targa të reja.
Megjithëse parashikoheshin penalitete, Policia ka sqaruar se nuk i ka gjobitur të cilët e kanë tejkaluar afatin për riregjistrim.