Qytetarët nuk ndergjegjësohen / Rruga Ajasëm- Tepe nën “sundimin” e inerteve
Disa ditë më parë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, bashkë me ekipin e shërbimeve publike inspektuan disa prej vendgrumbullimeve abuzive të mbetjeve inerte dhe urbane. Beci kërkoi sensibilizim të shtuar qytetarëve për një Shkodër të pastër. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar që zona që lidh lagjet më të vjetra Ajasëm me Tepen të vijojë të jetë e ekzpozuar ndaj mbetjeve. Në këtë zonë banorët vijojnë që të depozitojnë inerte , dikush nga lagjet e tjera e dikush tjetër banor aty pranë. Individë të papërgjegjshëm shkarkojnë sistematikisht dhera, mbetje të ngurta, apo materiale të tjera ndërtimin në këtë zonë duke sjellë një skandal mjedisor. Për bashkinë kjo nuk është hera e parë që pastrohet kjo pikë, por kjo gjë mesa duke nuk mjafton. Aksionet gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar për pastrimin e hotspoteve dhe vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve të ndryshme të krijuara prej kohësh, kryesisht në zonat periferike dhe në njësitë administrative.
Bashkia Shkodër gjtihashtu i bën thirrje banorëve dhe bizneseve të zonës, të mbajnë pastër ambientin ku ata jetojnë dhe banojnë, duke hedhur mbetjet vetëm në pikat e miratuara nga vetë ajo.