Qytetarët nuk ndergjegjësohen / Rruga Ajasëm- Tepe nën “sundimin” e inerteve

Disa ditë më parë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, bashkë me ekipin e shërbimeve publike inspektuan disa prej vendgrumbullimeve abuzive të mbetjeve inerte dhe urbane. Beci kërkoi sensibilizim të shtuar qytetarëve për një Shkodër të pastër. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar që zona që lidh lagjet më të vjetra Ajasëm me Tepen të vijojë të jetë e ekzpozuar ndaj mbetjeve. Në këtë zonë banorët vijojnë që të depozitojnë inerte , dikush nga lagjet e tjera e dikush tjetër banor aty pranë. Individë të papërgjegjshëm  shkarkojnë sistematikisht dhera, mbetje të ngurta, apo materiale të tjera ndërtimin në këtë zonë duke sjellë një skandal mjedisor. Për bashkinë kjo nuk është hera e parë që pastrohet kjo pikë, por kjo gjë mesa duke nuk mjafton. Aksionet gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar për pastrimin e hotspoteve dhe vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve të ndryshme të krijuara prej kohësh, kryesisht në zonat periferike dhe në njësitë administrative.

Bashkia Shkodër gjtihashtu i bën thirrje banorëve dhe bizneseve të zonës, të mbajnë pastër ambientin ku ata jetojnë dhe banojnë, duke hedhur mbetjet vetëm në pikat e miratuara nga vetë ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

1 hour ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.