Qytetarët për Samitin, shpresëplotë për integrimin e Shqipërisë në Europë
Europianëve u urojnë mirëseardhjen, por nga politikanët shqiptarë kërkojnë që të bëjnë më shumë për mirëqenien e qytetarëve.
“Atyre bravo që vijnë këtu por politika jonë duhet të bëjë më mbarë”, thotë një qytetar. “Nuk vjen me një ditë e mira por presim për një të ardhme më të mire është shenjë e mirë, vlerësim dhe normal që afrohemi më shumë me Europën”, thotë një qytetare tjetër.
Për të rinjtë organizimi i një Samiti të tillë në Tiranë është i rëndësishëm, por të mirat që vijnë prej tij pritet të shihen në të ardhmen jot ë largët.
“Personalisht mendoj që do të jetë diçka e mirë për Shqipërinë duke qenë se po mbahet Samiti këtu tek ne por mbetet për tu parë. Të shohim se çfarë do të ndodh me kalimin e kohës”, thotë një qytetare.
Samiti i Berlnit e ka kthyer Tiranën në kryeqendrën e Europës, që diskuton të ardhmen e Shqipërisë e gjithë Ballkanit Perëndimor.