Qytetarët: Rritje e pamjaftueshme/ Shkodranët komentojnë rritjen e pensioneve nga 1 tetori me 8.6%
Nga data 1 tetor i këtij viti , mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar në masën 8.6 %.
Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2499 persona, në shkallë vendi.
Për pensionistët në qytetin e Shkodrës një rritje e tillë është e pa mjaftueshme. Pensioni mesatar do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht, duke përmirësuar edhe shkallën e zëvendësimit të pensionit si një tregues i rëndësishëm i skemës.
Kujtojmë që për herë të fundit pensionet janë indeksuar në masën 6% tetorin e vitit të kaluar.