Lajme

Qytetarët vlerësojnë korsitë e biçikletave – Sipas sondazheve, 1/3 e shkodranëve përdorin këtë mjet në përditshmëri

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore të qytetit te Shkodres, qytetarët, të cilët janë çdo ditë përdorues te  biçikletave janë shprehur të kënaqur, duke theksuar se tashmë ndihen më të sigurtë dhe se lëvizja e tyre është bërë më e lehtë.

 Ata vlerësojnë faktin që kanë një hapësirë të dedikuar, duke shmangur trafikun dhe rrezikun e aksidenteve.

Plani i mobilitetit i Bashkisë Shkodër synon krijimin e një rrjeti të sigurt korsish biçikletash, duke përfshirë segmentin Sheshi Ura e Maxharit – Sheshi Rus – Parrucë, i cili lidhet me Xhabijen, Perashin dhe Zdralen.

Sipas sondazheve, 1/3 e banorëve të Shkodrës përdorin biçikletën për lëvizje të përditshme.

Ky investim synon të rrisë sigurinë dhe përdorimin e tyre, sipas praktikave evropiane.

Ndërkohë, plani i mobilitetit ka analizuar në detaje situatën e parkimeve në qytetin e Shkodres, duke rekomanduar zhvendosjen e parkimeve jashtë rrugëve, përmes investimeve publike dhe private.

 Është parashikuar një rrjet i mirëmenduar parkimesh nga periferia deri në qendër, duke krijuar hapësira për vizitorët dhe banorët.

Bashkia Shkodër po shqyrton gjithashtu ndërtimin e parkimeve nëntokësore në Zdrale, Rus, Perash dhe qendrën e qytetit, për të reduktuar mbingarkesën e trafikut dhe për të optimizuar hapësirat publike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

8 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

8 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

8 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

8 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

10 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

10 hours ago

This website uses cookies.