Qytetari denoncon vjedhjen e makinës – Ndërkohë,  blutë e Shkodrës bllokojnë një automjet të vjedhur në sheshin “Demokracia”

Një qytetar nga Shkodra është paraqitur në komisariatin e policisë për të bërë kallëzim se i kanë vjedhur një automjet “Volkswagen Golf Plus”.

29-vjecari ka deklaruar se makinën e ka pasur të parkuar në rrugë përpara banesës,  në rrugën Lin Delija.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.Ndërkohë Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 23 vjeçar, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti që ky shtetas drejtonte në sheshin “Demokracia”, është vjedhur në Zvicër. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Ndërkohë Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për njën shtetas, banues në Shkodër. Procedimi filloi pasi, gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë në subjektin tregtar rezultoi se ky shtetas kishte  disa automjete  të parkuara, të pa pajisura me kupon tatimor.Ndërkohë Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka fshehur prova dhe fakte të cilat kanë penguar hetimin e një ngjarje.Sakaq Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për për një 32 vjecar banues në Bushat, pasi ka bërë kallëzim një banor në fshatin Melgushë, se 32 vjeçari e ka kanosur me fjalë  për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme njofton policia

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.