Qytetari denoncon vjedhjen e makinës – Ndërkohë, blutë e Shkodrës bllokojnë një automjet të vjedhur në sheshin “Demokracia”
Një qytetar nga Shkodra është paraqitur në komisariatin e policisë për të bërë kallëzim se i kanë vjedhur një automjet “Volkswagen Golf Plus”.
29-vjecari ka deklaruar se makinën e ka pasur të parkuar në rrugë përpara banesës, në rrugën Lin Delija.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.Ndërkohë Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 23 vjeçar, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti që ky shtetas drejtonte në sheshin “Demokracia”, është vjedhur në Zvicër. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Ndërkohë Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për njën shtetas, banues në Shkodër. Procedimi filloi pasi, gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë në subjektin tregtar rezultoi se ky shtetas kishte disa automjete të parkuara, të pa pajisura me kupon tatimor.Ndërkohë Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka fshehur prova dhe fakte të cilat kanë penguar hetimin e një ngjarje.Sakaq Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për për një 32 vjecar banues në Bushat, pasi ka bërë kallëzim një banor në fshatin Melgushë, se 32 vjeçari e ka kanosur me fjalë për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme njofton policia