Categories: LajmeLajme nga Vendi

Qyteti pa banjo publike / Shkodranët: Janë të domosdoshme, mungojnë edhe në zonat turistike

Dikur në Shkodër numëroheshin disa banjo publike, ndërsa sot nuk ka asnjë të vetme. Ky shërbim është tepër i domosdoshëm për qytetarët, sidomos për moshën e tretë që nuk e ka mundësinë ekonomike të frekuentojë shpesh-herë lokalet.Po të shohim më gjërë as në disa prej zonave turistike ku fluksi i turistëve është i lartë sidomos gjatë verës, ky shërbim mungon. Në zonën turistike të Shirokës prej vitesh mungesa e banjove publike vazhdon të mbetet një shqetësim për qytetarët. Pas rikonstruksionit të sheshit në Shirokë qytetarët thonë se banjot publike do të duhej të ishin të parat në projektin e realizuar. Ndërkohë edhe Kalaja Rozafa e ka të njëjtin fat, një destinacion që tërheq një numër rekord turistësh për çdo vit dhe në ambjentet përreth saj nuk gjen asnjë një të vetme banjo publike.Duke qenë se Shkodra po kthehet në një destinacion përherë e më të frekuentuar për turistët ndërtimi dhe vënia në funksion e tyre shikohet si një domosdoshmëri. Mungesa e këtij shërbimi publik fatkeqësisht bën që qytetarë të papërgjegjshëm të kthejnë në banjo publike mjedise apo zona të ndryshme të qytetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

14 minutes ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

45 minutes ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

49 minutes ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

53 minutes ago

Kolektori në qendër të Shkodrës – Punohet me ritme të shtuara, synohet përfundimi i investimit sa më parë

Ndërhyrja e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës - Kanalizime në kolektorin në qendër të qytetit të…

60 minutes ago

“Globalizmi po sfidon gjuhën shqipe” / Mesazhe të rëndësishme në aktivitetin për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Çdo vit, më 21 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.  Ajo u shpall e…

1 hour ago

This website uses cookies.