Qyteti së shpejti me semaforë / Në kuadër të planit të mobilitetit, Bashkia Shkodër planifikon sinjalistikën

Bashkia Shkodër po vijon pandërprerë punimet në investimet publike. Pas shumë projekteve që po vihen në zbatim për rrjetin e ndriçimit Led dhe infrastrukturën rrugore , tashmë po punohet për vendosjen dhe vënien në funksion të semaforëve të munguar në rrugët e qytetit.
Aktualisht , investimi është përqëndruar në kryqëzimin pranë sheshit “Nënë Tereza”, në mes të pijacës së qytetit, ku dhe fluksi i qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve është më i madh.
Qytetarët shkodranë vlerësojnë këtë investim që po bëhet , ndërkohë që shprehen se e prisnin prej kohësh vendosjen e semaforëve.
Qyteti i Shkodrës vuan prej shumë vitesh mugesën e semaforëve . Në vitin 2002 u hartua një projekt dhe u vendosën semaforët në kryqëzimin kryesor të bulevardit “Bujar Bishanaku”, por nuk u vunë asnjëherë në punë. Tashmë, me projektin e ri, i hapet rrugë vendosjes së semaforëve tepër të nevojshëm për rregullimin e qarkullimit dhe shmangien e aksidenteve rrugore.