Categories: AktualitetLajme

Qyteti së shpejti me semaforë / Në kuadër të planit të mobilitetit, Bashkia Shkodër planifikon sinjalistikën

Bashkia Shkodër po vijon pandërprerë punimet në investimet  publike. Pas shumë projekteve që po vihen në zbatim për rrjetin e ndriçimit Led dhe infrastrukturën rrugore , tashmë  po punohet për vendosjen dhe vënien në funksion  të semaforëve të munguar në rrugët e qytetit.

Aktualisht , investimi është përqëndruar në kryqëzimin pranë sheshit  “Nënë Tereza”, në mes të pijacës së qytetit, ku dhe fluksi i qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve është më i madh.

Qytetarët shkodranë vlerësojnë këtë investim që po bëhet , ndërkohë që shprehen se e prisnin prej kohësh vendosjen e semaforëve.

Qyteti i Shkodrës vuan prej shumë vitesh mugesën e semaforëve .  Në vitin 2002 u hartua një projekt dhe u vendosën semaforët në  kryqëzimin kryesor të bulevardit “Bujar Bishanaku”, por nuk u vunë asnjëherë në punë.  Tashmë, me projektin e ri,  i hapet rrugë vendosjes së semaforëve tepër të nevojshëm për rregullimin e qarkullimit dhe shmangien e aksidenteve rrugore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

13 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

13 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

13 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

13 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.