Në kuadër të projektit për njohjen më të mirë të pasurive arkeologjike në arealin e Shkodrës, DRTK Shkodër prezanton “Qytezën” e Gajtanit, një vendbanim i lashtë, pozicionuar në shpatet e dy kodrave të larta.
Në shek. VII pr.K periudhë e lulëzimit të këtij vendbanimi, u rrethua me mure të gjëra, të cilat edhe sot janë të ruajtura mirë, dhe arrijnë një trashësi deri 3,5 metra. Ata janë të ndërtuar me gurë të mëdhenj me punim të paktë, që duken si shkëmbinj të mëdhenj, të vendosur një mbi një, pa ndonjë lidhje llaçi.
Është ruajtur edhe një portë e “Qytezës”, e zbuluar nga gërmimet e kryera aty në vitet `60.
Fortifikimi i Gajtanit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, në vitin 1971. Vendbanimi i fortifikuar ilir i epokës së hekurit gjendet mbi një kodër të veçuar në verilindje të fshatit Gajtan, 5 km në lindje të Shkodrës. Shtresa më e hershme kulturore i takon bronzit të vonë e fillimit të epokës së hekurit. Kjo ndiqet nga shtresa kulturore e periudhës së hekurit të zhvilluar, gjatë së cilës vendbanimi ka pasur jetë intensive. Kësaj kohe i takojnë disa furra dhe shumë enë me trajta tipike të qeramikës ilire.
Në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…
Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…
Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…
Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…
Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
This website uses cookies.