Ra aksidentalisht nga tarraca, ndërron jetë pas 13 ditësh në spital Klajvert Çuni

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 21-vjeçari nga Torovica, Klajvert Çuni.
I riu me 23 mars ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij. Ai ishte shtruar prej 13 ditësh në spital nën kujdes intensiv por pa mundur dot t’ia dalë.
21-vjeçari ishte futbollist i talentuar i Akademisë së Shënkollit. Përmes një postimi në rrjetet sociale,akademia sportive shpreh dhimbjen për të riun që stërvitej dhe luante pre vitesh.
Klajverti, ishte djalë i vetëm i familjes.