Radhë automjetesh në Han të Hotit/ Qytetarët: Kemi mbi dy orë që presim në këtë …
Radhë automjetesh në Han të Hotit/
Qytetarët: Kemi mbi dy orë që presim në këtë pikë kalimi
Fillimi i gushtit ka shënuar një fluks lëvizjesh të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
Sipas autoriteteve të kufirit gjatë këtyre ditëve vërehet një numër me i lartë i hyrjeve se i daljeve nga pika e Hanit të Hotit. Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 48 orëve të fundit përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit kanë kaluar nga Shqipëria në Mal të Zi 8345 mjete me rreth 25500 shtetas, ndërkohë që kanë hyrë në territorin shqiptar 10900 mjete me 31000 shtetas.
Megjithëse po punohet me kapacitet të plotë dhe procedura të përshpejtuara evitimi i radhëve të gjata është i pa mundur gjatë këtyre ditëve kjo si shkak i fluksit të automjeteve që po kalojnë nga kjo pikë.
Aktualisht po punohet me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.