Radhë prej 3 km në “Hanin e Hotit”, Balla thirrje palës malazeze: Operoni me reg…
Radhë prej 3 km në “Hanin e Hotit”, Balla thirrje palës malazeze: Operoni me regjim të lehtësuar
Në pikën kufitare të “Hanit të Hotit” me Malin e Zi është krijuar një radhë e trafikut të automjeteve prej tre kilometrash.
Duke parë këtë situatë dhe radhën e gjatë të automjeteve që presin të kalojnë në të anët e kufirit, ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje palës malazeze që të operojë me regjim të lehtësuar në kalimin e automjeteve.