Categories: LajmeRajoniKryesore

Radhë të gjata për pasaporta e patenta me mbishkrimin “Maqedoni e Veriut”, të detyrueshme nga 12 shkurti

Mijëra qytetarë maqedonas rrezikojnë të mos dalin dot nga vendi i tyre apo të mos kthehen në atdhe prej së hënës së 12 shkurtit, nëse pasaportat e tyre nuk kanë të printuar emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Në fundjavë, nëpër stacionet lokale të policisë kishte radhë të gjata qytetarësh që përpiqeshin të pajiseshin me dokumentet e reja të identifikimit.

Pasaportat e vjetra që nuk e kanë pjesën “e Veriut” do të mbeten përkohësisht të vlefshme vetëm brenda territorit maqedonas.

Është fizikisht e pamundur që të nxirren të gjitha dokumentet brenda afatit. Problemi më i madh mbetet printimi dhe nxjerrja e pasaportave, proces që mund të lehtësohet vetëm përmes organizimit dhe menaxhimit më të mirë,” shprehet ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Pance Toskovski.

Me ritmin aktual prej 50 mijë pasaportash në muaj, ministri vlerëson se do i duhet një vit i tërë përtej afatit të tanishëm që procesi të përfundojë.

Dokumentet e reja me mbishkrimin “Maqedoni e Veriut” janë detyrim sipas Marrëveshjes së Prespës të lidhur me fqinjët grekë, për t’i dhënë fund dekadave me përplasje e bllokada për shkak të emrit Maqedoni, të cilin e pretendon edhe Greqia.

Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se nga ora 00:00 e datës 13 shkurt 2024, në përputhje me ndryshimet ligjore tashmë të miratuara, do të jenë të vlefshme vetëm patentat me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu paralajmërojmë se në rast të dëmtimit të shkaktuar nga një aksident i mundshëm trafiku, për shkak të patentës së pavlefshme të shoferit, qytetarët që nuk kanë patentë shoferi të vlefshme do të duhet të bartin pasojat e dëmtimit të mundshëm,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

5 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

5 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

5 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

5 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

17 hours ago

This website uses cookies.