Radio Shkodra, “zëri” i qytetit/Nisi rrugëtimin e saj 79-vjet më parë, si radiostacioni i dytë në vend

Radio Shkodra është “zëri” që i flet çdo ditë qytetit. Ajo është Radiostacioni i dytë në vend pas Radio Tiranës. Inxhinieri kroat Stane Hjushek ishte ai që duke qenë i punësuar në laboratorin e riparimit të radiove të vëllezërve Rrok e Lazër Prenushi filloi punën për ngritjen e një transmetuesi të tillë. Pasi u bënë provat e nevojshme për muaj të tërë u bë inaugurimi i hapjes së transmetimeve të Radio Shkodrës më 13 maj 1945.
Disa nga punonjësit e saj ndër vite kujtojnë me nostalgji punën e tyre në Radio Shkodra.
Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë përmban historia e Radio Shkodrës sepse natyrisht ajo vijon të shkruhet përmes transmetimit të pandërprerë të saj.