Radio skoceze Capital FM ”flet” shqip, moderatori përshëndet në gjuhën e nënës Rita Orën
Dy shqiptarë e kanë nisur ditën duke përshëndetur njëri tjetrin në gjuhën e tyre pikërisht në radion skoceze, Capital FM.
Bëhet fjalë për njërin nga moderatorët e emisionit Capital Breakfast, Fat Brestovci dhe këngëtaren me famë botërore, Rita Ora.
“Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, vijoi këngëtarja.