Radio Televizioni Publik italian Rai do të “flasë shqip”

rai

rai

Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët ka njoftuar se, “gjuha shqipe do të flitet së shpejti në Radio Televizionin Publik Italian Rai.

Vendim u mor nga Senati Republikës Italiane në Romë, në Pallatin “Giustiniani”, në kuadër të studimit mbi edukimin dhe komunikimin për mbrojtjen kushtetuese të pakicave, gjuhësia historike arbëreshe në Itali.

Ky propozim u prezantua nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që ndodhen në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo  e Sicili.

Kjo nismë e promovuar nga Fondacioni “Crucitti”, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë Rai në Kalabri, pati një rëndësi të veçantë, pasi në nivel kushtetues i kushtoi vëmendje pakicës gjuhësore arbëreshe falë iniciativës dhe pjesëmarrjes së nënkryetari i këtij Senati, Maurizio Gasparri.

Komisioni parlamentar për menaxhimin dhe kontrollin e përgjithshëm të shërbimeve televizive ka paraqitur ndryshimin e Skemës së Kontratës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Radio Televizionit Publik Italian Rai për vitet 2023-2028.

Amendamenti i paragrafit 4, i paraqitur nga nënkryetari Maurizio Gasparri, shprehimisht thotë: “Komisioni vendos ngritjen e një selie rajonale të statutit të zakonshëm për Rajonet të cilës do t’i besohen nivelet minimale të mbrojtjes për gjuhën arbëreshe”, shkruhet në faqen e arbëreshëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.